Dita e të dashuruarve është nesër! Çdo dhuratë është e mirë, gjithsesi dëshirojmë t’ju japim sugjerime për zgjedhjen e dhuratës më të mirë për dashurinë tuaj në vartësi të shenjës së zodiakut.

Zbuloni në vijim…

1. Dashi çdo gjë që ka të bëj me nevojën e tyre për jetë aktive dhe plot hobi

• T’i përshtatet hobit aktual • Shkop peshkimi, set pikturimi • Ngjyra nuk ka shumë rëndësi • Biletë kinema- film aksion • Produkt risi pasi duan të jenë të parët • Ambalazhimi – pak rëndësi

2. Demi çdo gjë që ka të bëjë me nevojën e tyre për rehati dhe shije

• Ftesë për darkë dy persona, të dominoj ushqimi • Aksesorë rehatie, për shtëpi/oborr • Lule/të dominojë ngjyra e kuqe • Abonim në qendër masazhi • Ambalazhimi – ka rëndësi

3. Binjakët çdo gjë që ka të bëjë me nevojën e tyre për informacion dhe komunikim

• Pajisje teknologjike • Bileta kinemaje- film thriller • Ftesë për darkë me shumë miq, të dominojë biseda • Lojëra argëtuese • Libër ose abonim në revistën e preferuar • Ambalazhimi – neutral

4. Gaforrja çdo gjë që ka të bëjë me nevojën e tyre për familjen dhe kujdesin personal

• Kornizë foto si nostalgjik që janë • Çdo gjë që mund të përdoret në shtëpi • Set krem për kujdesin ndaj lëkurës • Bizhuteri artizanale • Ambalazhimi – me dedikim

5. Luani çdo gjë që ka të bëjë me nevojën e tyre krijimtari dhe që bie në sy

• Gjëra luksi • Mundësisht unike • Prej floriri • Darkë në restorant të shtrenjtë • Biletë për eventin kryesor në qytet/dramë • Ambalazhimi – pak rëndësi

6. Virgjëresha çdo gjë që ka të bëjë me nevojën e tyre për punën dhe pastërtinë

• Pajisje për punën e tyre • Çantë, stilolaps • Shampo-body lotion- aroma me rëndësi • Biletë kinemaje- film komedi • Ngjyrat me rëndësi • Ambalazhimi – ka rëndësi

7. Peshorja çdo gjë që ka të bëjë me nevojën e tyre për të bukurën dhe harmoninë

• Rroba nga më të ndryshmet • Ngjyrat me shumë rëndësi • Darkë- Ushqim aziatik• Bileta kinemaje- film romantik • Gjëra të vogla për shtëpi • Ambalazhimi – neutral

8. Akrepi çdo gjë që ka të bëjë me nevojën e tyre për intimitet dhe ‘fiksime’

• Sexy underwear • Përshtatu ‘fiksimeve’-syze, shalle… • Ngjyra ka rëndësi, nuancat kafe-mustard • Biletë kinemaje- film i zhanrit kriminalistikë • Ftesë për darkë – preferojnë lokale underground • Ambalazhimi – me dedikim

9. Shigjetari çdo gjë që ka të bëjë me nevojën e tyre për filozofi dhe udhëtime

• Libra, sende antike • Biletë udhëtimi jashtë vendit • Biletë kinemaje- film true story • Darkë në natyrë • Aksesorë sporti, shumëngjyrëshe • Ambalazhimi – pak rëndësi

10. Bricjapi çdo gjë që ka të bëjë me nevojën e tyre për thjeshtësi dhe karrierë

• Jo luksoze, por me dizajn unik • Jo shumëngjyrëshe • Gjëra natyrale-druri, pambuku, mëndafshi • Biletë kinemaje-film biografi • Ftesë për darkë pa e tepruar në pije dhe ushqim • Ambalazhimi – me rëndësi

11. Ujori çdo gjë që ka të bëjë me nevojën e tyre për inovacion dhe ‘rebelim’

• Çdo gjë New-Age • Pajisje për krijimtari • Anëtarësim në shoqata • Biletë kinemaje- film fanta-shkencë • Ftesë për darkë – në lokalin më të ri në qytet • Ambalazhimi – neutral

12. Peshqit çdo gjë që ka të bëjë me nevojën e tyre për emocion dhe spiritualitetin

• Gjëra artistike • Pikturë, skulpturë • Akuarium • Shumë lule dhe ngjyra • Bileta kinemaje- film 3D • Ambalazhimi – me dedikim.