Viti 2021 do të shpallet nga Bashkia Gjirokastër si “Viti Kadare”. Propozimi drejtuar Këshillit Bashkiak është dhënë sot në 85-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh Ismail Kadare.
Kryebashkiaku Flamur Golemi pohon se për këtë arsye kalendari i aktiviteteve kulturore të Bashkisë Gjirokastër përgjatë këtij viti do të jetë i fokusuar në tematika që lidhen me krijimtarinë e Kadaresë, të përkthyer tashmë në 45 gjuhë të botës. Ndërsa ftesa për të gjithë vizitorët do të jetë; “Mirë se vini në Gjirokastrën e Kadaresë!”.