TIRANË 19 shkurt 2014 – Një palë cizme llastiku dhuratë për ministrin e Mjedisit Lefter Koka nga Gjini i “Portokallisë”. Aktori Besart Kallaku që njihet për rolin e Gjinit tek spektakli i humorit “Portokalli” i ka dhuruar një palë cizme ministrit Koka. Ka qenë vetë ministri Koka që në profilin e tij në Facebook ka përcjellë këtë surprizë. Foto të ditës e ka cilësuar Koka, momentin me aktorin. 
“Foto e ditës: Një palë cizme pune nga Besart Kallaku, me dëshirën për t'i veshur për pyllëzimin e Krujës. Faleminderit Bes”, shkruan ministri duke zbuluar aty dhe qëllimin e dhurimit të cizmeve. 
Pyetja që na mbetet dilemë është “A e dinte Gjini numrin e këmbës së ministrit Koka?”