Klubi i Romës ka ndërmarrë një nismë shumë të bukur për ditën e “Shën Valentinit” që është cilësuar edhe “Dita e të Dashuruarve”.Përmes një njoftimi zyrtar, “verdhekuqtë” ftojnë të gjithë tifozët e saj që të dhurojnë gjak në shenjë dashurie duke i njoftuar se në këtë rast do të marrin një biletë falas për një nga ndeshje e radhës në stadiumin “Olimpico”.
“Me rastin e festës së të dashuruarve, AS Roma fton tifozët e saj të bëjnë një gjest të vërtetë dashurie, të martën më 14 shkurt do të organizohet një aksion dhurimi gjaku në kryeqytet, në Itali dhe në mbarë botën për të gjithë komunitetin “verdhekuq”. Dhuruesit do të marrin një biletë falas për një nga ndeshjet e ardhshme të Romës në shtëpi”, bëri me dije klubi italian.





