SHBA, 15 mars 2014– Është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare Glenn McDuffie, ish marinari, protagonist i një fotoje që bëri epokë, në të cilën puthte një infermiere në Times Square të New York-ut, gjatë festimeve për fundin e Luftës së Dytë Botërore. Fotoja e realizuar nga Alred Eisenstaedt dhe publikuar në revistën Life, është bërë ikonë e gëzimit të një vendi të tërë, që doli jashtë nga makthi i konfliktit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/