Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiç njofton se edhe Beogradi do të ketë persona të faktorit ndërkombëtar që do ta ndihmojnë në dialogun me Prishtinën.
Kjo përgjigje e tij vjen pas raportimeve se Marti Ahtisaari dhe Madeleine Albright do të jenë pjesë e ekipit negociator për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Kjo është vendosur me konsensus. Sigurisht këta njerëz në publikun botëror kanë një reputacion të mirë, por në vendin tonë janë negativë. Edhe ne do të kemi njerëz që do të na ndihmojnë, të cilët nuk janë më pak të rëndësishëm se ata të zgjedhur nga shqiptarët”, tha Vuçiç, por pa zbuluar emra.