I dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak, ka lëshuar një deklaratë pas bisedës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Me anë të një postimi në Twitter, Lajçak është i kënaqur që Kosova e ka pranuar në parim propozimin e BE-së dhe ka paralajmëruar vazhdimin e bisedimeve në një takim të nivelit të lartë.
“Udhëtova për në Prishtinë për tu takuar me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe në Beograd, ku u takova me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe Petar Petkoviq. Më vjen mirë që edhe Kosova e pranoi në parim propozimin e BE-së. Ne do të vazhdojmë bisedimet tona në një takim të nivelit të lartë, shkroi Lajçak.
Lajçak mbrëmë në Beograd është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ndërsa më parë në Prishtinë ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.





