Gjykata e Posaçme ka dhënë sot masën e sigurisë për grupin kriminal të akuzuar për kontrabandë dhe pastrim parash.
Pjesë e grupit kriminal janë ish-shoferi i Ardi Veliut, Sokol Idrizaj, bashkëshortja e tij, dy vajzat e tij dhe disa policë. Sokol Idrizaj dhe gruaja e tij Elda Idrizaj janë lënë në burg, vajza e tij Bora Idrizaj është lënë arrest shtëpie, ndërsa vajzat tjetëer Egi Idrizaj, detyrim paraqitje.
Grupi kriminal kryente trafik të sendeve me vlerë, si diamante, bizhuteri floriri dhe madje dhe para cash përmes portit të Durrësit.
Hetimet për këtë grup kriminal nisën pas një letër-porosie të ardhur nga autoritetet franceze të cilat kishin dyshime të forta se mallra me vlerë, si rroba luksi, bizhuteri me vlerë, kontrabandoheshin drejt vendit tonë.
Pas më shumë se një viti hetimesh dhe kontrolleve të ushtruara në ambiente e banesa të ndryshme, SPAK ngriti disa akuza për të dyshuarit si pjesë e kësaj veprimtarie.
Ndaj tyre rëndojnë dyshimet për pastrim parash; “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, Kontrabanda me mallra të tjerë; “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”; krime të kryera në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal si dhe “Grup i strukturuar kriminal”.





