ITALI, 18 prill 2013 – Një diamant i rrallë ngjyrë rozë, 34,65 karat, u shit në ankand për shifrën rekord 39.3 milion dollarë.

Guri i çmuar i përkiste familjes mbretërore indiane.

Çmimi i arritur në shitjen e tij është më i larti me të cilin është shitur një gur i çmuar.

Shitësi dhe blerësi i 'the Princie Diamond', janë të panjohur, megjithëse mediat flasin se ai është blerë nga një italian, themeluesi i Il Tempo, Renato Angiolillo.

/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/