Diamanti rozë më i shtrenjtë në botë është shitur në një ankand të “Sotheby’s” në Hong Kong, për një vlerë rekord prej 71.2 milionë dollarësh.
Diamanti më i madh dhe më i veçantë ngjyrë rozë, 59.6-karatësh, siç vlerësohet nga Instituti Gjeologjik i Amerikës, u ble nga një argjendari me qendër në Hong Kong, “Chow Tai Fook” pas 5 minutash beteje me oferta mes 3 pretendentëve.
Në nëntor të vitit 2013, në një ankand në Gjenevë, guri u shit për një shifër rekord prej 83 milionë dollarësh, por blerësi, një prerës diamantesh njujorkez nuk mundi të paguante shumën dhe u skualifikua.
Por Patti Uong, presidente e degës aziatike të “Sotheby’s”, tha se shtëpia e ankandeve u kishte kërkuar pretendentëve të jepnin garanci se kishin financat e nevojshme për të blerë gurin ngjyrë rozë. Ajo shtoi po ashtu se kinezët kishin ende oreks, pavarësisht zërave për ngadalësimin e ekonomisë.
Shitja theu rekordin e mëparshëm prej 57.5 milionë dollarësh, shumë kjo për të cilën ishte blerë “Oppenheimeri Blu”, në një ankand të “Christie’s”. Ylli rozë, ndërkohë, është diamanti më i madh me këtë ngjyrë që është shitur ndonjëherë në ankand, duke lënë pas edhe “Graffin” rozë, që ishte sa gjysma e tij.
Diamanti thyen rekord në ankand
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Pesë familje në Britani padisin TikTok-un për vdekjen e fëmijëve të tyre nga “blackout challenge”
182-vjetori i lindjes së Ismail Qemalit, Presidenti Begaj nderon themeluesin e shtetit shqiptar: Bëri realitet ëndrrën shekullore
BE në krah të Kopenhagenit për mbrojtjen e Groenlandës. Von der Leyen: Strategji e re sigurie evropiane
Mbledhja maratonë e Grupit Parlamentar të PS-së, nga fjalimi i Ramës te krerët e komisioneve! Çfarë do të diskutohet





