UASHINGTON, 26 maj 2012 –Programi Unik Shqiptar (PUSH), me qendër në SHBA dhe degët e saj në Evropë, pasi diskutoi në mbledhjen e fundit çështjen e zgjedhjeve në Republikën e Shqipëri, të cilat do të mbahen më 23 qershor 2013, vendosi të mbështesë fuqishëm Partinë për Drejtësi Unitet dhe Integrim – PDIU.

Sipas PUSH-it, PDIU-ja ka si pikënisje në programin e saj zgjidhjen paqësore të çështjes çame, çështje e cila ka mbetur e konservuar hermetikisht duke shkelur çdo Konventë Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut të cilat vetë Greqia i ka firmosur për t’i respektuar.

Programi Unik Shqiptar u bënë thirrje të gjithë votuesve shqiptarë në Shqipëri të votojnë për PDIU-në, pasi përfaqësimi i fuqishëm i kësaj partie në Kuvendin e Shqipërisë do përshpejtojë zgjidhjen e çështjeve kombëtare që kanë mbetur pezull.

Lëvizje e Re PUSH me qendër në SHBA mbështet PDIU-në në këto zgjedhje zyrtarisht në bazë të statutit të saj politik që kemi në programin tonë, theksohet në komunikatën e firmosur nga kjo organizatë që drejtohet nga Emin Eddie Egriu.

Përfaqësuesit e Programit Unik Shqiptar kanë përgëzuar përfshirjen në listat e kandidatëve për deputet të PDIU-së, të emrave të njohur të përpjekjes për çështjen kombëtare dhe intelektualë të të gjitha fushave.

Kryetari i PUSH-it ka përshëndetur vendimin që anëtari i bordit të Programit Unik, historiani i njohur Arben Llalla, të kandidojë nën siglën e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/