28 MARS 2014 – Cameron Diaz ka thënë në një intervistë për revistën ‘Glamour’ se i pëlqen femrat dhe se çdo femër ka tendenca lesbikeje në një fazë të caktuar të jetës.
“Mendoj se femrat janë shumë, shumë të bukura. Gjithashtu mendoj se çdo femër ka një moment në jetën e saj që është e tërhequr nga femrat e tjera”,
tha aktorja 41-vjeçare.
Kjo nuk është hera e parë që Cameron Diaz ka shprehur pëlqimin e saj për femrat. Edhe në vitin 2010 ka zbuluar se ka pasur raste që është tërhequr seksualisht nga femra, por saktësoi se kjo gjë nuk e bënte lesbike.





