DIBER,19 tetor 2013  – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Palama të Dibrës, ku një 25-vjeçar ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij dhe më pas ka qëlluar për vdekje edhe veten me të njëjtën armë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një banesë në fshatin Palama, ku 25-vjeçari L. Ndreu ka vrarë nusen e vëllait të tij, V. Ndreu 35 vjeç, nënë e dy fëmijëve. Sipas policisë, e gjithë skena e krimit ka ndodhur në sytë e dy fëmijëve të mitur të 35-vjeçares.  Mbeten ende të paqarta shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur krimin e rëndë.