TIRANË, 19 gusht 2013 – Rrjeti sizmologjik shqiptar ka regjistruar një tërmet në paraditen e 19 gushtit 2013. Në orën 8:38:52 (GMT) ose ora 10:38:52 (koha verore e Shqipërisë) janë ndier lëkundje të lehta toke, me magnitudë M=2.5, me epiqendër në thellësinë 18 km, në fshatin Arras, 13 km në vijë ajrore në veriperëndim të qytetit të Peshkopisë në koordinatat 41.73°V, 20.31°L (shih hartën nr. 1, pika e kuqe). Sateliti e ka lokalizuar ngjarjen tektonike më në jugperëndim të fshatit Arras të komunës me të njëjtin emër të qarkut të Dibrës, në lartësinë mbi 600 metra mbi nivelin e detit (shih foton nga kozmosi dhe hartën nr. 2)
Info
Komuna Arras ka në përbërje fshatrat Arras, Gur i Zi, Lazrej, Kodër Leshaj, Mustafë, Sinë e Sipërme, Sinë e Poshtme, Çidhën, Grykë Noke.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





