10 dhjetor 2014 –  DiCaprio është i njohur si një ndër aktorët që largohet nga festat me modele dhe për këtë fakt shpesh ka qënë në qëndër të vëmëndjes. Por paparacët nuk e lënë në hije aktorin, pasi e kanë parë që të largohej nga një festë me 20 modele. Këtë dobësi e konfirmoi edhe njëherë largimi i tij nga një festë në South Beach të Floridas, ku aktori u largua me 20 bukuroshe. Sipas britanikes "Dailymail", 40 vjeçari i lidhur me modelen gjermane Toni Garrn, ishte i pranishëm në eventin mbi artin Art Basel Miami, e më pas vijoi festën në një klub pranë. 

I rrethuar nga plot bukuroshe, ai nuk e kishte mëndjen aspak tek e dashura e tij. Të pranishmit në festë kanë thënë se e dashura e tij ishte në festë, por ai nuk e kishte aspak mendjen tek ajo.