Eklipsi i parë i vitit 2017 do ndodhë nesër në mbrëmje, por nuk do të jetë një eklips i zakonshëm.

Hëna do zërë diellin duke lënë zbuluar vetëm një pjesë të hollë në cep të quajtur “unaza e zjarrit”.

Spektakli do jetë i dukshëm për më shumë se gjysmë miliardë njerëz në botë. Fenomeni i pabesueshëm natyror do zgjasë rreth 44 sekonda.

Çdo vit ndodhin 2 deri në 5 eklipse diellorë. I radhës do të ndodhë në 21 gusht.

Vendet ku eklipsi do të jetë më i qartë janë Amerika e Jugut dhe Afrika Jugore, por gjithsesi të gjithë mund të shohin një pjesë të eklipsit edhe nëse ndodhen jashtë kësaj zone.