TIRANE, 3 korrik 2013 – Besnik Mustafaj njihet për bon ton-in e tij në komunikimin publik e në debatin politik. Por duket se nuk ndihet rehat nga ajo që po ndodh në PD. Ka bërë një artikull të publikuar në Panoramën e sotme, dhe aty, përveç përpjekjeve për të vënë pikat mbi “i” në këtë situatë (ndiqni linkun: http://www.durreslajm.com/opinione/gar%C3%AB-brenda-pd-apo%E2%80%A6), ai u fut një të pickuar do eksponentëve të kësaj partie. Fillimisht e ka me Astrit Patozin: “Dëgjova zotin Patozi t’i ndërsehej (vëreni termin e zgjedhur: ndërsehej) publikisht me një fjalor të shëmtuar njërit prej kandidatëve që nuk bën pjesë në Kryesinë aktuale”. Në fakt, para dy ditësh, me t’u bërë publike dëshira e Aleksandër Biberajt për të garuar për kreun e PD-së, Patozi foli për sharlatanë. Dhe Mustafaj vijon: “Nuk dua të shoh te deklarata nervoze e plot mllef e Patozit një simptomë më të përhapur se tek ai vetë; … të gjithë ne demokratëve na mundi Partia Socialiste; Patozin e mundi personalisht Koço; ky realitet është i vështirë të tretet, por Astriti duhet ta tretë me dinjitet, ndryshe bëhet me ulcer”.
Në fund e ka dhe me Flamur Nokën, me të cilin tregohet më i ashpër: “Një garë pa barazi prodhon një lider pa legjitimet; edhe Flamuri e ka mësuar kaq gjë”. Dhe me këtë lë të kuptohet se Flamur Nokën e asocjon me stigmën “e teveqelit profesionist” që i ka vënë prej kohësh Mero Baze.
/Re.Pu./





