Tiranë, 2 korrik 2014 – Lirohet nga detyra në policinë e Shtetit, Dritan Berisha, nipi i ish-kryeministrit Sali Berisha që mbante postin e specialistit në Drejtorinë e Mbrojtjes së Dëshmitarëve.
Mësohet se Dritani është djali i vëllait të ish-kryeministrit dhe liderit historik të së djathtës, Sali Berishës.
Largimi i tij është bërë me urdhër të Kreut të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Artan Didi. Largimi nga detyra mban datën 10 qershor 2014 dhe është bërë me motivacionin për shkurtim të funksionit organik.
Vetë Dritan Berisha ka reaguar pas urdhrit për lirimin nga detyra. Sipas tij, policia po mbushet përditë me kriminelë, nderkohe qe largimin e ka quajtur nje hakmarrje te paster politike.
"Drejtori i drejtorise sime pati propozuar shkurtimin e pozicionit tim vetem te me largoje mua, pasi ne te gjithe boten pozicioni qe kisha une ekziston. Eshte hakmarrje e paster politike"- thote ai.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





