ANGLI – Këngëtarja Dido u rikthye në skenë në Londër këtë javë, pas rreth 4 vjet ndërprerje. Këngëtarja e “The White Flag” nuk ka qenë e pranishme në skenën muzikore që nga viti 2008, kur publikoi albumin e saj të fundit “Safe Trip Home” dhe tani është duke u përgatitur për të përfunduar albumin e ri “Girl Who Got Away”.
Dido u rikthye me një performancë “live”, kur këndoi për një audiencë prej 100 njerëzve në një klub privat në Londër. Dido këndoi para të pranishmëve këngët albumit të saj të ri.
“Nuk mund të besoj. Ka qenë një kohë e gjatë. Besoj që është një rikthim, por kur dola në skenë nuk ndjeva që kisha munguar. Ti nuk e kupton që të mungon derisa vjen këtu dhe tani më duket si ‘Oh, më pëlqen kjo”,- tha Dido pas performancës së saj.