30 nëntor 2015 – Sulmuesi spanjoll Diego Costa ka shprehur pakënaqësi në fund të takimit, teksa Chelsea barazoi kundër Tottenhamit pa gola 0 me 0. Costa nuk u aktivizua nga minuta e parë, por nuk mundi që të aktivizohej as në minutat në vijim. Gjatë momentit që po ulej në vendin e tij, hodhi një bluzë e cila për pak nuk përfundoi në fytyrën e Mourinhos. Portugezi e ngriti Costën të bëjë nxehjen, dhe nuk e hodhi në fushë. 

/portali DurresLajm/