Diego Longo ka marrë “frenat” e Teutës për sezonin e ri. Italiani do të nisë menjëherë nga puna për ndërtimin e skuadrës, teksa ka caktuar edhe datën e rikthimit në stërvitje.
Më 4 korrik është parashikuar që ekipi të grumbullohet dhe të zbresë në fushën e blertë. Në këtë datë Longo do të bëjë edhe prezantimin para lojtarëve, teksa do të përshëndetet më nga afër me futbollistët.
Deri më 12 korrik është vendosur që skuadra të qëndrojë në Durrës ku do të zhvillohen edhe stërvitjet e para nën urdhrat e italianit, teksa lojtarët pas pushimeve të zgjatura do t’u nënshtrohen dhe testeve mjekësore për të mësuar më shumë mbi gjendjen e tyre.