Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 9ºC deri në 23ºC, në zonat e ulëta nga 18ºC në 30 ºC dhe në zonat bregdetare nga 21ºC në 31ºC.
Era do të fryjë në drejtimin perëndimor me forcë valëzimi deri në 2 ballë.





