Ushtrimet mund të mos jenë çelësi në kontrollin e peshës tuaj, por është dieta ushqimore, thotë një studim i ri.

Shkencëtarët thonë se aktiviteti fizik dhe koha gjatë së cilës qëndroni ulur, nuk lidhet me shtimin apo humbjen në peshë.

Studimet e mëparshme kanë dëshmuar se aktiviteti fizik ka shumë benefite shëndetësore, duke e zvogëluar rrezikun për sëmundje të zemrës dhe diabet.

Mirëpo një studim i ri ka treguar se aktiviteti fizik mund të çojë në rritjen e urisë, dhe ju mund të vazhdoni ta mbani atë uri edhe kur nuk ushtroni. /KlanKosova