Presioni i lartë i gjakut ose i njohur ndryshe si hipertensioni mbetet një nga problemet më serioze. Gjithashtu ai njihet si “vrasësi” i heshtur, që çon në sëmundje fatale si goditje, diabet dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Presioni i lartë i gjakut zvogëlon gradualisht funksionimin efektiv të veshkave dhe mund të çojë në sëmundje kronike të veshkave.
Ekspertët shprehen se një dietë e shëndetshme dhe me vlera të larta ushqyese mund të luajë një rol të rëndësishëm në mbajtjen në kontroll të hipertensionit. Menaxhimi i hipertensionit përfshin si ndryshimet në dietë ashtu edhe në mënyrën e jetesës.
Këshillohet që të kufizoni sasinë e kripës në ushqimet që konsumoni. Nga ana tjetër, fibrat dhe kaliumi mund të ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut në mënyrë natyrale.
Banania dhe panxhari janë të pasur me kalium dhe të dyja ndihmojnë në kontrollin e presionit të gjakut.
Sipas ekspertëve 100 gram panxhar përmban rreth 325 mg kalium, i cili ndihmon në përmirësimin e funksioneve të enëve të gjakut së bashku me zvogëlimin e rrezikut të sëmundjet kardiake.