Një studim i realizuar së fundmi ka treguar se një dietë e shëndetshme ulë rrezikun për kancer. Ushqimet me shumë krip, sheqerna dhe yndyra kanë rezultuar në shifra të kancerit për 11% më të larta, krahasuar me njerëzit që ushqehen shëndetshëm.

Në studimin që u realizua me rreth gjysmë milion njerëz, është përdorë teknika britanike e sistemit të ushqimit “traffic light”, gjë që e bën më të lehtë për konsumatorët të dallojnë ushqimet e shëndetshme. Në mesin e ushqimeve që konsiderohen si jo të shëndetshme në këtë studim janë, ëmbëlsirat, biskotat, pudingu, lazanja, keçapi dhe mishi i procesuar.

Rezultatet përfundimtare kanë treguar se njerëzit që konsumonin ushqime të shëndetshme kishin gjasa më të ulëta për t’u prekur nga kanceri.