Një dietë që premton se arrin të shpëtojë jetën e 10 miliardë njerëzve pa shkaktuar dëm katastrofik në planet ka marrë vëmendje të madhe.

Shkencëtarët po përpiqen të kuptojnë se si do të ushqejnë miliarda njerëz në dekadat që do të vijnë.

Përgjigja është: dieta planetare e shëndetit, e cila ka sasi të ulët të konsumimit të bulmetit dhe mishit. Kjo lloj diete rekomandon sa më shumë arra dhe bishtajore (si fasule dhe thjerrëza), të cilat do sjellin proteina për njerëzit.

Dieta ka ende nevojë për një ndryshim të madh që të arrihet një përfundim për të mos lënë persona të uritur në botë.