23 maj 2014 – Një dietë si kjo që do t’ju paraqesim më poshtë, është më shumë një shembull që ju tregon se dieta në përgjithësi nuk ka të bëjë me privimin nga shumëllojshmëria e ushqimeve.

Përkundrazi, teknikisht ajo shërben për të vënë rregull në mënyrën tuaj të ushqimit, si dhe për të parandaluar kaloritë e tepërta që merren prej tyre, qoftë duke reduktuar gramaturën, qoftë duke kombinuar ushqimet e duhura në kohën e duhur. Nëse doni të bini në peshë, kjo është një mënyrë e thjeshtë.

Mëngjesi

Çaj ose kafe sipas dëshirës

2 feta bukë gruri

2 krepa të bërë në shtëpi ose 30 gr muesli + 1 gotë kos pa sheqer me 0% yndyrë

Dreka

250 gr peshk i bardhë ose mish pule

1 pjatë (300 g) me perime skare

1 kos frutash me 0% yndyrë

Kafe + 1 copë çokollatë

1 gotë verë

Darka

1 pjatë me supë me perime

200 gr mish pule ose 2 deri në 3 vezë

Perime të ziera

kos me 0% yndyrë

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/