Një dietë me limon është ajo që na duhet për të humbur kilet e tepërta që kemi shtuar pas periudhës së festave, ku nuk të kemi pasur mendjen të përzgjedhim ushqimet me kujdes.
 
Natyrisht që bëhet fjalë për një dietë me pak kalori që mund ta shtojmë në një nga vaktet e ditës. Limoni në fakt ka prani të madhe të detoksifikimit dhe mund të ndihmojë vërtetë për përmirësimin e shëndetit dhe t’ju bëjë të ndiheni më të lehtë pa ju krijuar ndonjë shpenzim të madh.
 
Pas ushqimeve që kemi ngrënë gjatë festave ku nuk e kemi përmbajtur veten , na duhet pikërisht kjo dietë. Cdo mëngjes përzieni 12 lugë shurup limoni me 12 lugë leng limoni të shtrydhur nga fruta bio.
 
Bashkojini dhe pak piper djegës, të kuq ose të ndonjë  lloji tjetër. Hollojeni masën me një litër e gjysëm ujë të  ngrohtë. Ndërsa në darka apo dreka mos harroni që vaktit t’i shtoni pak supë, kos dhe një caj në fund për pastrim.
 
Ditën e parë, të dytë dhe të tretë e pini përzierjen me limon sa herë që keni uri dhe nëse keni deshirë  mund të  pini dhe ndonjë  kamomil, apo caj tjetër por pa sheqer.
 
Ditën e katërt duhet të  hani supe me perime, sallatë me perime me vaj ulliri dhe ne darkë vetëm fruta. Dita e pestë ashtu si e katërta, vetëm shtojini drithëra (oriz, elb, etj).
 
Ditën e gjashtë shtoni pak peshk, fruta deti dhe produkte me bazë soje. Ndërsa dita e shtatë duhet të jetë një rikthim i të  ushqyerit normal, duke filluar me mish, vezë dhe produkte qumështore.