1shtator 2015 – Kënga “Someone like you” theu rekordet që në ditët e para të publikimit të saj. Vetëm në atë kohë, Adele, u zbulua nga publiku ndërkombëtar për zërin e saj magjik. Më pas fama e ndoqi 27-vjeçaren për disa vite.
Në qendër të vëmendjes ajo u vu dhe për peshën, pavarësisht moshës së re. Sot, nënë e një fëmije, Adele tregon se ka mbajtur një dietë të fortë vegjetariane, duke humbur plot 30 kg. Sipas saj, ka lënë duhanin dhe nuk ushqehet me mish.
Veç lajmit të humbjes së peshës, Adele tregon se pas pak muajsh do të hedhë në treg diskun e saj të tretë, të shumëpritur nga adhuruesit e saj.
/portali DurrësLajm/