LOS ANGELES, 3 maj 2013– Zjarrfikësit kanë luftuar me flakët përgjatë një autostrade ku zjarret janë përhapur me shpejtësi duke kërcënuar dhe banesa në Kaliforninë Jugore.

Dhjetëra banesa janë evakuuar në Camarillo Springs e më shumë se 200 zjarrfikës u angazhuan në terren.

Për të kufizuar zjarret u vunë në  veprim hidroplanë dhe helikopterë. 

Zjarri shpërtheu të enjten në mëngjes dhe fillimisht u përhap në 10 hektarë për të pushtuar brenda pak orësh 100 hektarë, i ndihmuar nga temperaturat e larta dhe erërat e nxehta.

Flakët kanë shkrumbuar një terren të thyer pranë autostradës së kontesë Ventura duke shkaktuar mbylljen e dy korsive të autostradës në Camarillo Springs.