1680 bimë të dyshuara kanabis sativa janë asgjësuar me anë të djegies nga policia në Kurbin dhe Mirditë.
Po ashtu efektivët kanë sekuestruar edhe një pushkë model 56.
Policia sqaron se në Mirditë , në fshatin Kthellë e Epërme, në vendin e quajtur “Mullinjtë e Lugjes” janë asgjësuar me anë të djegies 2 parcela me 1220 bimë të dyshuara kanabis sativa.
E ndërsa në Malin e Zhejes, në vendin e quajtur “Prroi i Shehut”, në Kurbin, janë asgjësuar me anë të djegies 460 bimë të dyshuara kanabis sativa.
Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale një pushke model 56.
Efektivët blu po vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.





