Tre automjete të parkuara në një qendër tregtare në Tiranë janë përfshirë nga flakët. Pas rënies së zjarrit qytetarët janë vënë në panik për disa minuta.
Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë shuar flakët.
Arsyet e djegies së automjeteve ende nuk dihen, por mendohet se fillimisht ka marrë flakë njëra prej makinave dhe më pas 2 të tjerat që kanë qenë pranë.





