Një zjarr masiv ka përfshirë mesditën e sotme pyllin e Gjorgozit, në fshatin Cakran të Fierit.

Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me pisha prej 3 hektarësh.

Shërbimi pyjor dhe forcat zjarrfikësise kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, për të shuar zjarrin, por ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit.