Pesë makina janë djegur në një garazh në qytetin e Vlorës. 

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm (26 shkurt) në zonën e Ujit të Ftohtë. Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Mësohet se dy prej automjeteve janë të drejtorit të Shërbimeve në Bashkinë e Vlorës, Gent Sherifit dhe bashkëshortes së tij.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.