Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë zonën me kullota dhe pyje sipër fshatit Cerkovicë në Sarandë.
Zjarri ka filluar rrreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm. Deri më tani janë djegur rreth 80 HA sipërfaqe tokë, ndërsa rrezikohen edhe 3 fshatra Cerkovica, Shendreu dhe Leshnica.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar 3 zjarrfikëse nga Saranda dhe Delvina, por është kërkuar ndihmë edhe nga Tirana për ndërhyrje me helikopter.
Inspektorët e ISHMPS -se janë duke e kontrolluar zjarrin dhe po punojnë deri në neutralizimin e plotë të tij.
Ndërsa shkaqet e përfshirjes nga flakët ende nuk janë bërë të ditura.





