Dhjetëra goma janë djegur pasditen e sotme poshtë Ura e Milotit, duke krijuar re të dendura tymi të zi që janë të dukshme edhe nga rruga kryesore në zonë.

Sipas pamjeve nga vendngjarja, tymi është përhapur në një hapësirë të gjerë, duke shkaktuar ndotje të konsiderueshme të ajrit dhe shqetësim për banorët përreth, si edhe për drejtuesit e automjeteve që kalojnë në këtë segment të superstradës Lezhë–Laç.

Djegia e gomave në këtë zonë raportohet të jetë një problem i përsëritur, që shpesh shkakton ndotje të madhe dhe rrezik për mjedisin.

Deri në këto momente nuk raportohet për ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse, ndërsa mbetet ende e paqartë se kush qëndron pas djegies së gomave.