Një lokal është djegur plotësisht dhe një tjetër pjesërisht në rrugën Kongresi i Manastirit në kryeqytet.
Sipas njërit nga pronarët e lokaleve, zjarri ka shpërthyer rreth orës 03:30, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve.
Raportohet se dëmtime kanë pasur edhe apartamentet që ndodhen mbi lokale.





