Dy automjete në Vlorë janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm duke u djegur pjesërisht.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:35, në aksin rrugor Skelë-Ujë i Ftohtë, në Lungomare.

Policia thotë se “janë djegur pjesërisht në pjesën e përparme, dy automjete të parkuara, një tip “ Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit F.D. dhe mjeti tip “Opel” në pronësi të shtetasit E.R”.

Fatmirësisht nga djegja e automjeteve nuk ka persona të lënduar.

Nga veprimet e para hetimore të policisë  ka rezultuar se vatra e zjarrit është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në mjetin Benz të sapo parkuar në të cilin ka qenë prezent edhe drejuesi i tij dhe për pasojë ka marrë flakë edhe mjeti tjetër i parkuar.