Dy makina janë djegur gjatë natës në qytetin e Durrësit.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:30 te zona e njohur si ish-goma e vjetër, ish-zyra e punësimit.
Sipas informacioneve që disponon “DurrësLajm”, në orën 01:30 është parkuar njëra nga makinat, e cila është përfshirë më pas edhe nga zjarri.
Dy automjetet që janë djegur pjesërisht janë një automjet “Benz” dhe një “Wolksvagen Polo”.
Nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo për shkak të ndonjë defekti.
Policia po heton poër zbardhjen e rrethanave.





