Digjen gjatë natës dy automjete në qytetin e Elbasanit.
Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për një automjet tip “Audi” dhe një “Renault”.
Makinat kanë qenë në dy lagje të ndryshme, njëra në lagjen “Haxhias” dhe një tjetër në lagjen “Beqir Dardha”.
Një nga automjetet e djegura mësohet të jetë në pronësi të kryeinspektorit të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në Elbasan, shtetasit B.M.





