Dy makina janë përfshirë nga flakët pranë bulevardit të qytetit të Elbasanit, rreth 500 metra larg stadiumit “Elbasan Arena”. Mësohet se mjetet e djegura kanë qenë të parkuara 50 metra larg njëra-tjetrës, ndërsa pranë kishin kazanë mbeturinash, por këta të fundit nuk janë përfshirë nga flakët.
Dyshohet se një nga mjetet e parkuara është i një ish-gjykatësi, i cili e parkon mjetin poshtë banesës së tij, megjithatë ende nuk dihet nëse mjeti i djegur është i tiji. Kështu që nuk hiqet as mundësia për një zjarrvënie të rrezikshme. Në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja dhe policia. Kjo e fundit po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.





