Përfshihen nga zjarri dy makina në Kamëz.

Rreth orës 10:00 automjeti tip “Smart” me drejtues shtetasin I. H., është përfshirë nga flakët në lëvizje.

Gjatë ndalimit është përfshirë nga flakët dhe një furgon i cili ndodhej i parkuar në krahun e rrugës, ku ka veç dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti në impiantin e gazit të automjetit tip “Smart”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.