Mëngjesin e sotëm, në orën 04:55 dy automjete janë djegur në qytetin e Vlorës. Pas njoftimit forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, në lagjen “Pavarësia”, ku kanë konstatuar se nga flakët ishin përfshirë dy mjete ndërsa rrezikoheshin shumë të tjera të parkuara njëra pas tjetrës.
Si pasojë e zjarrit janë djegur dy mjete, dhe pjesërisht një i tretë, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarri mendohet të ketë qenë i qëllimshëm.
Policia ka nisur hetimet.





