Tre makina janë djegur pas mesnatës pranë një banke në qytetin e Laçit.
Ndërhyrja e zjarrfikësve nuk ka mundur të shpëtojë nga djegia asnjë nga tre mjetet.
Fillimisht flakët kanë përfshirë njërën prej makinave dhe më pas kanë djegur dhe dy të tjerat. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.





