Temperaturat e larta dhe zjarret zhurisin pyjet dhe ullishtet në periferinë e Durrësit.
Temperaturat e larta janë bërë shkak për rënien e zjarrve, masive. Një zjarr i tillë ka rënë në zonën e Radës për të cilën janë mobilizuar zjarrfikëset e Durrësit dhe të Gjirit të Lalëzit. Lidhur me këtë rast përgjegjësi i shërbimit zjarrfikës të Durrësit, Fatmir Tare, shprehet se zjarret kanë qenë aksidentale dhe mund të kenë ardhur si pasojë e hedhjes së cigareve të ndezura. Ai shprehet se për rastin e Radës sot fillon hetimi ligjor. “Ndërsa sipërfaqja e djegur perfshin 50/60 ha”- tha Tare.
Paralelisht me Radën, një zjarr ka rënë edhe në Golem mbrëmjen e shkuar.
Linja ekektrike që bien në zona të banuara janë një sinjal për t’u frikësuar edhe në lagjet e qytetit, pasi ka shumë zona me linja të amortizuara të energjisë elektrike dhe këputjet aksidentale të këtyre linjave, mund të kthehen në rrezik për shumë banesa brenda në qytet si dhe për humbje jetësh njerëzore.
K.H.





