Një tjetër konflikt ka lindur në jug të vendit për sa i përket shfrytëzimit të vijës bregdetare.
Mësohet se pas mesnate në Drimadas, Dhërmi janë djegur rreth 60 shezlongë në pronësi të shtetasit Bilbil Domi.
“Më datë 28.06.2021, rreth orës 01:00, në Drimadhes, Dhërmi, ka rënë zjarr dhe janë djegur rreth 60 shezlongë në pronësi të shtetasit B. D.”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes





