Tre makina janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Korçës, fatmirësisht vetëm dëme materiale.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40, jemi njoftuar se në lagjen nr. 17.
Makinat kanë qenë të parkuara në garazhin e shtetasit Ilir Meta, rreth 51 vjeç. Njëri automjet është në pronësi të tij, ndërsa dy automjetet në pronësi të një shtetasi tjetër.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se zjarri ka rënë fillimisht në makinën tip “BMW X5” dhe nga aty flakët janë përhapur dhe te dy mjetet e tjera.
Sipas banorëve, pronari i mjetit është me precedentë, çka nuk e përjashton mundësinë e zjarrvënies pas një konflikti.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





