17 qershor 2015 – Tri makina janë djegur në kryeqytet, në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Në momentin e përfshirjes nga flakët tre mjetet kanë qenë të parkuara, pranë shkollës “Partizani” në rrugën “Ali Pash Gucia”.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti “Benz” me targa AA 170 JN në pronësi të shtetasit F.N. është djegur plotësisht; mjeti “Ford” me targa AA 732 EJ në pronësi të shtetasit Xh.N. është djegur pjesërisht, dhe mjeti “Toyota” me targa AA 931 IC në pronësi të shtetases N.B. është djegur në pjesën e pasme të mjetit.
Mësohet se ka qenë pikërisht mjeti Benz që ka djegur dhe 2 mjetet e tjera të parkuara pranë tij, megjithatë shkaku i djegies nuk është konfirmuar ende. Vijojnë hetimet nga ana e policisë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/