Një përleshje ka shpërthyer midis policisë dhe protestuesve jashtë ambasadës izraelite në Meksikë. Siç raportohet protestuesit i kanë vënë flakën ambasadës izraelite kundër masakrës së ndodhur në Rafah.
Ndërsa disa protestues mbuluan fytyrat e tyre dhe kanë hedhur gurë ndaj policisë që bllokuan rrugën e tyre drejt kompleksit diplomatik në lagjen “Lomas de Chapultepec”.
Rreth 200 persona iu bashkuan demonstratës “Aksioni urgjent për Rafah”, rreth 30 prej të cilëve filluan të thyejnë barrierat që i pengonin ata të arrinin në misionin izraelit.
Gjithashtu oficerët e policisë përdorën gaz lotsjellës dhe hodhën mbrapsht gurët e hedhur ndaj tyre nga protestuesit.
Demonstrata u thirr në përgjigje të një sulmi izraelit që ndezi një zjarr në një kamp zhvendosjeje jashtë Rafah, duke vrarë 45 persona sipas zyrtarëve palestinezë.
Protesters in New Mexico set fire to the lsraeli embassy in response to the ongoing genocide campaign in Rafah. pic.twitter.com/cwpxIA8FnD
— TIMES OF GAZA (@Timesofgaza) May 29, 2024