Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjësit të sotëm në Bullgari.

Një autobus me turistë nga Maqedonia e Veriut është aksidentuar në një autostradë në Bullgarinë perëndimore dhe është përfshirë nga flakët.

Si pasojë e këtij aksidenti tragjik, kanë humbur jetën 46 persona, mes tyre 12 fëmijë, ndërsa 7 të tjerë mbetën të plagosur.

“Të paktën 46 persona kanë vdekur pasi një autobus është përfshirë nga flakët dhe është përplasur, apo është përplasur edhe më pas është përfshirë nga flakët”, ka thënë Nikolai Nikolov nga Ministria e Brendshme e Bullgarisë për televizionin privat, BTV.